Ca pika shiu (ranë mbi qelq, dhe unë për ty se ç’ndjeva mall - hartim letersie per Floresha Ç)

Ti vjen dhe ikën nëpër stinë
Dhe unë të pres si një qyqar
Kur herët ngihem në agim
Kur gjumit ngrihem si i vrarë...

Sa mall, sa mall që ndiej për ty
Të kam kaq pranë, ti je kaq larg
Në det të mallit ndrit një yll
Dhe universin sjell në prag...

Dy pika loti si kristal
S’banojnë më në sytë e mi
Se unë për ty se ç’ndjeva mall
Për ty ç’u dogja si qiri...

Tek pika e shiut rënë mbi qelq
Tek horizontet mal më mal
E merr visionin ky qytet
E merr vizionin dhe nje vajzë

Kjo pikëz loti kaq e thjeshtë
Sa mall paskërka, sa mall
Sa mall më sjellka këtë vjeshtë
Në shpirtin tim si det me vale...

« Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty se ç’ndjeva mall
Jetojmë të dy në një qytet
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë… »

Përparim 1994

Comments

Popular posts from this blog

E dua detin

Epitaf per vajzat

Epitaph for the girls